Trajnim dhe Mentorim në 3D Character Animation

Eventi ka përfunduar.

Programi ynë gjithëpërfshirës i trajnimit dhe mentorimit në animimin e personazheve 3D është krijuar për të pajisur animatorët aspirues me aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për të shkëlqyer në këtë fushë emocionuese. Pavarësisht nëse jeni një fillestar ose një animator me përvojë që kërkon të përmirësojë aftësitë tuaja, programi ynë ofron një qasje gjithëpërfshirëse dhe praktike.

Nëpërmjet kombinimit të njohurive teorike dhe ushtrimeve praktike, ju do të mësoni bazat e animimit të personazheve, duke përfshirë kontrollerat dhe graph editorin, principet, pozat, ciklin e ecjes dhe vrapimit, animimin e peshës e shumë të tjera.

Gjatë gjithë programit, do të keni mundësinë të punoni në projekte të botës reale, duke bashkëpunuar me kolegë dhe mentorë për të trajtuar sfidat dhe për të përmirësuar stilin tuaj të animacionit.

Deri në fund të programit, do të keni një bazë të fortë në animimin e personazheve 3D dhe do të mund të punoni në personazhe bindëse dhe të besueshme.

Hyrje në Animacion
19:00-20:00

Principet e Animacionit

Shpjegimi Gjeneral i Karakterit

Kontrollerat dhe Graph Editori

Ushtrimi i principeve : Ball Bounce, Pendulum, Animacioni i ketrit

Ushtrimi i pozave dhe blendshapes

Cikli i Ecjes (Biped)

Cikli i Vrapimit (Biped)

Parent Constraint dhe Animacioni i aseteve

Animimi i peshës (Weight Exercise)

Animacion - Attack Final (Check i Animacionit Final dhe feed back)

Detajet e Eventit

Qershor 21, 2023
7:00 pm - 8:00 pm
Online, ftesa ju dërgohet me email.
Online Training
Ju dërgohet përmes email-it.

Organizatorët

SHPIK
events@shpik.org
044507575
SHPIK – (Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës) është organizata përfaqësuese e profesionistëve që punojnë në fushën e TI-së në Republikën e Kosovës.