Arbër Bixhaku
Arbër Bixhaku, filloi si një hobist në fushën e animacionit, tani ka tre vite që punon profesionalisht si Animator i Karaktereve në industrinë e filmit dhe të lojërave. Me një përvojë të gjerë në përdorimin e aplikacioneve 3D si Maya dhe Blender. Arbëri ka ndihmuar në krijimin e shumë projekteve gjatë kohës së tij si freelancer.
Aktualisht, Arbëri është pjesë e ekipit në NeoPictures, ku punon në projekte filmike. Përmes punës së tij, ai ka kontribuar në krijimin e animacioneve për projekte filmike dhe projekte të lojrave. Kjo përvojë e pasur dhe pasioni i tij për animacionin kanë bërë që Arbëri të shquhet si një profesionist i talentuar në fushën e tij.