Marketingu i mediave sociale, i njohur gjithashtu si marketingu digjital ose e-marketing, përdor platformat e rrjeteve sociale ku përdoruesit lidhen dhe ndajnë informacione për të përmirësuar markën e një kompanie, për të rritur shitjet dhe biznesin dhe për të nxitur trafikun e faqeve në internet.
Pavarësisht nga aftësitë tuaja në marketingun digjital, ky trajnim synon të krijojë një bazë të fortë në marketingun e mediave sociale dhe t’ju udhëheqë në zgjedhjen e një kanali të përshtatshëm të mediave sociale që përputhet me objektivat tuaja. Përmes këtij trajnimi ju do të mësoni se si të vendosni qëllime, të përcaktoni matjet e suksesit dhe të identifikoni audiencën tuaj të synuar.
Pas përfundimit të këtij trajnimi, ju do të jeni në gjendje të:
-Kuptoni bazat e marketingut të mediave sociale,
-Krijoni faqe të mediave sociale dhe menaxhoni me mjeshtëri mjetet e tyre,
-Krijoni dhe menaxhoni përmbajtje tërheqëse vizualisht dhe kompozoni tekst bindës,
-Përdorni menaxherin e reklamave për të përcaktuar audiencën tuaj të synuar,
-Zgjidhni platforma të përshtatshme të mediave sociale dhe formuloni politikat e mediave sociale.
Për të qenë pjesë e këtij trajnimi nuk kërkohet përvojë paraprake në marketing, andaj mos e humbisni mundësinë për një eksperiencë shumë të vlefshme.