Takimi themelues i SIG-ut ICT Project-and Product Management

Eventi ka përfunduar.

Për ta përmbushur misionin e saj të fuqizimit të komunitetit të TIK-ut në Kosovë, drejt një transformimi të suksesshëm digjital të shoqërisë sonë, SHPIK-u do ta themeloj Grupin Special të Interesit (angl. Special Interest Group – SIG) për fushën ICT Project- and Product Management.

Project Management- dhe Product Management janë dy disiplina tejet të rëndësishme për suksesin e projekteve dhe ndërmarrësisë. Ky SIG do ta përkrah avancimin e profesionit të menaxhimit të projekteve, produkteve, programeve dhe portfolios së projekteve / ndërmarrjeve.

Në kuadër të këtij SIG-u, anëtarët e SHPIK-ut do të kenë mundësi që përmes rrjetëzimit, diskutimeve e ndërveprimit t’i adresojnë shumë aspekte të ndryshme të këtyre profesioneve.

SIG-u “SHPIK – Management” do të krijoj përfitime të shumta për biznese dhe profesionistë, ndër të cilat më të rëndësishmet janë:

  • Promovimin e këtyre profesioneve në Kosovë
  • Identifikimin e sfidave të këtyre profesioneve dhe ofrimin e zgjidhjeve
  • Promovimin e praktikave më të mira
  • Ngritjen e kapaciteteve menaxhuese në vendin tonë
  • Përmirësimin e cilësisë në planifikimin dhe realizimin e projekteve
  • Përmirësimin e saktësisë së planifikimit
  • Ndërgjegjësimin dhe aftësimin rreth planifikimit
  • Certifikimin e shkathtësive

Falë ndihmës financiare të ofruar nga ”Austrian Development Cooperation” dhe implementuar nga “Austrian Development Agency”, SIG-u “SHPIK – Management” do ta ketë mundësinë e zhvillimit dhe impementimit të aktiviteteve të ndryshme, si p.sh. trajnime, certifikime, hulumtime, qasje në vegla të ndryshme, ndërveprim me profesionistë lokal e ndërkombëtar të këtyre fushave, etj.

SHPIK, si organizatë e bazuar në komunitet, beson fuqishëm në konceptin e DAO-sl (organizatë e decentralizuar autonome), prandaj edhe SIG-u “SHPIK – Management” do të ketë buxhetin e vet, udhëheqjen e vet dhe pavarësinë e vet për të realizuar kërkesat që rrjedhin nga anëtarësia.

Prandaj, SHPIK i fton të gjithë të interesuarit , individë e organizata, profesionistë dhe aspirues të kësaj fushe, të na bashkangjiten në takimin inaugurues të këtij SIG-u me datë 01.12.2022.

Takimi themelues i këtij SIG-u do të mbahet me datë 01.12.2022 në ora 18:00 Online.

Bëhu pjesë e SIG-ut “SHPIK – Management” – komunitetit të anëtarëve profesionist, të cilët, falë shkathtësive, ekspertizës dhe përvojave të tyre, janë fuqia shtytëse e kompanive më inovative në vend.

SHPIK dhe SIG-un ICT Project- and Product Management
18:00 - 18:20

Në pjesa e parë të këtij Meetup-i do të shpjegohet Misioni, Vizioni i SHPIK-ut dhe i SIG-ut ICT Project-and Product Management.


Diskutime / Chats
18:30 - 18:45

Diskutime dhe mbledhje e ideve / feedback-ut të pjesëmarrsve

Nuk mund të regjistroheni në këtë event!

Për t'u regjistruar në këtë event, duhet të jeni anëtar në një nga SIG-ët e mëposhtëm:


Ju lutemi të kyçeni me llogarinë tuaj ose regjistrohuni në faqen e SHPIK, dhe më pas bëhuni anëtar në një nga SIG-ët e lartpërmendur për të përfituar nga pjesëmarrja në këtë dhe shumë evente të tjera.

Nuk mund të regjistroheni në këtë event!

Për t'u regjistruar në këtë event, duhet të jeni anëtar në një nga SIG-ët e mëposhtëm:


Ju lutemi të kyçeni me llogarinë tuaj ose regjistrohuni në faqen e SHPIK, dhe më pas bëhuni anëtar në një nga SIG-ët e lartpërmendur për të përfituar nga pjesëmarrja në këtë dhe shumë evente të tjera.

Detajet e Eventit

Dhjetor 1, 2022
6:00 pm - 7:00 pm
Online, Ftesa ju dergohet me vone
Online Meetup
Ju dergohet permes emaili-it

Organizatorët

SHPIK
events@shpik.org
044507575
Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës (SHPIK) është organizata përfaqësuese e profesionistëve dhe bizneseve që punojnë në fushën e TIK-ut në Republikën e Kosovës.