Në këtë event mësimdhënësit do të mësojnë si të udhëheqin nxënësit në gjetjen, vlerësimin dhe përdorimin e informacionit në internet. Temat e mbuluara përfshijnë teknika të hulumtimit online, literaci të medias digitale, analiza e të dhënave dhe rregullat gjatë punës me informacione. Përmes sesioneve interaktive, mësimdhënësit do të zhvillojnë aftësinë për të integruar edukimin informativ në mësimdhënien e tyre dhe të ndihmojnë nxënësit të jenë të informuar dhe të përgjegjshëm në botën digjitale. Trajnimi synon të pajisë mësimdhënësit me njohuritë e nevojshme për të mbështetur mësimin dhe suksesin e nxënësve në një mjedis cilësor dhe me një informacion të pasur.