Dita e Internetit të Sigurt është një ngjarje vjetore që festohet për të promovuar përdorimin e sigurt dhe të përgjegjshëm të internetit dhe teknologjive digjitale. Ngjarja u iniciua nga Bashkimi Evropian në vitin 2004 dhe tani festohet globalisht nga qeveritë, bizneset, shkollat dhe individët e ndryshëm.
Qëllimi i kësaj date është të rrisë ndërgjegjësimi për rreziqet e mundshme që lidhen me internetin, si ngacmimi kibernetik, mashtrimet në internet dhe përhapja e informacioneve të rreme, si dhe inkurajimin e njerëzve që të përdorin internetin në një mënyrë pozitive dhe të sigurt sidomos nga fëmijët si grup i cenueshëm.
SHPIK këtë ditë do ta shënojë përmes debatit me ekspertin e sigurisë kibernetike, Z. Armend Gashi-Konsulent Menaxhues i Sigurisë, Sentry