Trajnim dhe Mentorim për Video Editim

The event is expired

Zhvillimi i jashtëzakonshëm teknologjik dhe veçanërisht përparimi i nxituar në përdorimin e mediave sociale e ka bërë videon një medium të pashmangshëm të kësaj jete dinamike.

Formatet e ndryshme të videove të preferuara nga një numër i ndryshëm rrjetesh, si dhe organizimi i këtyre videove për t’u fokusuar në mesazhin që dëshironi të jepni, kërkon një trajtim më profesional dhe mjete më profesionale. Përveç kësaj, domosdoshmëria e audios në një video të bukur është diçka që nuk mund të injorohet, kështu që kombinimi i të dyjave do t’i jepte një rezultat të shkëlqyeshëm projektit tuaj.

Nga ky trajnim mund të fitoni njohuritë dhe aftësitë bazë për të edituar një video për nevojat tuaja duke përdorur softuerin e duhur: Adobe Premiere Pro CC.

Ky trajnimi për Bazat e Video Editimit është krijuar për ata që dëshirojnl të përdorin në mënyrë profesionale softuerin e video editimit siç është Premiere Pro. Nuk kërkohet përvojë e mëparshme në një softuer të tillë ose në video digjitale. Ata me përvojë të mëparshme video digjitale, por pa trajnime formale, do të përfitojnë gjithashtu nga ky kurs, pasi ai ofron një bazë solide për të punuar në mënyrë efikase me videon digjitale.

Ky trajnim do të hapë dyert për botën profesionale të videove. Mundësitë e pafundme të editimit të videos mund të japin mundësinë për të kryer mrekulli me efekte video të pakufishme që ofron Adobe Premiere Pro CC. Zhvillimi eksponencial i teknologjisë që në ditët e sotme është shumë i fokusuar në transmetimin e videove, mund ta bëjë montazhin e videove në profesionet tuaja të së ardhmes. Për të hyrë në tregun global të transmetimeve video si YouTube, VIMEO, Facebook, InstaTV, etj., gjithçka që ju nevojitet është një laptop dhe aftësia juaj e fituar.

Hyrje në botën e videos

● Çfarë është video editimi ● Si filloi video editimi ● Specifikat e videos ● Video Formatet ● Video Encodet / Kodekset ● Rezolucionet e Videove


Njoftimi me Premiere Pro

●Specifikimet e sistemit ●Terminologjia video ● Rrjedha e punës pa shirit ● Dritarja e hyrëse ● Interface i Premiere Pro ● Hapësirat e punës


Organizimi

● Përdorimi i panelit të projektit ● Krijimi i koshave (bins) ● Puna me etiketa ● Importimi i mediave


Sekuenca dhe editimi

● Përdorimi i Monitorit te Materialeve ● Krijimi i prerjeve të vazhdëta ● Kryerja e modifikimeve me inserteve ● Kryerja e modifikimeve me mbishkrimit ● Shkurtoret e tastierës


Prerjet

● Të kuptuarit i prerjeve ● Përdorimi i shumë shiritave ● Editimi i vendprerjeve ● Rafinimi


Puna me Audio

● Punimi në mono/stereo ● Shtimi i muzikes në sfond ● Rregullimi i audios ● Audio transicionet ● Zhurmërat në sfond ● Explorimi Adobe Audition


Tranzicionet

● Të kuptuarit e tranzicioneve ● Puna me doreza ● Atributet of tranzicioneve ● Preview


Vetitë e lëvizjeve

●Puna me dukshmërinë ● Pozicini ● Madhësia ● Rrotullimi ● Pika e Ankorimit

Korigjimi dhe përmirësim i ngjyrave

●Eksplorimi i hapësirës punuese me ngjyra ● Studimi i metrikës së ngjyrave ● Korrigjimi i ngjyrave ● Klasifikimi i ngjyrave ● Eksplorimi i presetave të ngjyrave


Titllimet

●Krijimi i një tituli të thjeshtë ● Titujt dhe grafikat (Lower thirds) ● Titujt rrotullues / rrëshqitës ● Atributet e titujve ● Explorimi Adobe Photoshop


Exportimi

● Renderimi ● Video formatet e ndryshme ● Të kuptuarit e codecs ● Adobe Media Encoder


Event Detail

July 21, 2023
7:00 pm - 8:00 pm
Online, ftesa ju dërgohet më vonë.
Online Training
Ju dërgohet përmes email-it.

Organizers

SHPIK
events@shpik.org
044507575
SHPIK – (Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës) është organizata përfaqësuese e profesionistëve që punojnë në fushën e TI-së në Republikën e Kosovës.