Dren Qerimi

Dren Qerimi

Dren Qerimi i lindur dhe i rritur në Gjilan. Ka përfunduar shkollën fillore në sh.f.m.u ”Selami Hallaqi” dhe shkollën e mesme në gjimnazin ”Zenel Hajdini” drejtimi Matematikë dhe Informatikë. Gjatë viteve të shkollimit në Kosovë ka fituar një herë vendin e parë dhe një herë të tretin në olimpiadën e matematikës në nivel kombëtar.

Më pas, ka fituar bursë nga Fondacioni Bislimi Group për të shkruar në Shtetet e Bashkuara për të vazhduar shkollimin e tij.

Nivelin  Bachelor, Master dhe Doktoraturë në Inxhinieri Nukleare, Plazmatike dhe Radiologjike e ka përfunduar në Universitetin e Illinois në Urbana-Champaign.

Tema e tij e doktoraturës ishte zhvillimi i një burimi plazmatik të valëve sipërfaqësore (TIN ETCHING IN AN EUV SOURCE BY INHERENT AND SURFACE WAVE PLASMA) i cili përdoret për të rritur disponueshmërinë dhe për të përmirësuar përformancën e makinave litografike (can google – NXE EUV Source).

Tani punon në Lam Research, një kompani që prodhon makineri për të bërë çipa kompjuterik, në ekipin e AI-së. Ata zhvillojmë modele inovative të AI për parandalimin e dështimit (failure prevention) dhe vetë-automatizimin në përpunimin e plazmës, konkretisht çipave. Gjithashtu, punon si profesor në London School of Economics/Kolegji Riinvest, ku ligjëron lëndët në Data Science dhe Machine Learning.

Events Joined