Trajnimi për Dizajn Grafik është i fokusuar në aftësimin pjesëmarrësve se si të përdorin softuerin e editimit të imazheve. Trajnimi do të filloj me 12 shkurt 2024 dhe do të ligjërohet nga eksperti i kësaj fushe z. Kujtim Aliu. Trajnimi synon që përmes përvetësimit në Adobe Ilustrator, Photoshop dhe InDesign t’i ndihmojë pjesëmarrësit të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në editimin e fotografive dhe dizajnit grafik.
Në këtë trajnim, çdo pjesëmarrës do të kenë mundësinë të punojnë në projekte në formë praktike, të marrin udhëzime konstruktive nga eksperti dhe të bashkëpunojnë me pjesëmarrësit e tjerë për të shkëmbyer përvojat e tyre. Ky trajnim do t’u sigurojë atyre shkathtësitë dhe njohuritë e nevojshme për t’u avancuar në përdorimin e këtyre programeve dhe për t’i përdorur për projekte të ndryshme. Ky trajnim do të ofrojë gjithashtu një mundësi të artë rrjetëzimi që pjesëmarrësit të lidhen me individë të tjerë me përvojë në këtë fushë.
Si mbahet trajnimi dhe çka përmban?
Trajnimi do të shtrihet në një periudhë dy mujore dhe do të jetë një kombinim i ligjëratave online, sesioneve të ushtrimeve praktike dhe rasteve të studimit. Pra, trajnimi nuk është vetëm një ligjëratë e thjeshtë, por ai përbëhet edhe nga ushtrime praktike që shërbejnë për t’i përforcuar konceptet e shpjeguara.
Kush mund të marrë pjesë në trajnim
Të gjithë studentët/mësimdhënësit që dëshirojnë të aftësohen në dizajn grafik dhe të jenë në hap me trendet e fundit në klasat mësimore.
Përfito deri në 100% zbritje duke u anëtarësuar në SHPIK