Në kuadër të përpjekjeve për të promovuar edukimin e qëndrueshëm dhe teknologjinë inovative në shkolla, SHPIK organizon një webinar dedikuar fuqizimit të edukatorëve me Teknologji të Gjelbër. Ky event synon të pajisë mësimdhënësit me njohuri dhe mjete praktike për të integruar qëndrueshmërinë dhe inovacionin teknologjik në klasat e tyre.
Gjatë webinarit, pjesëmarrësit do të mësojnë rreth konceptit të GreenTech (Teknologji e Gjelbër) dhe se si kjo teknologji mund të integrohet në lëndë të ndryshme mësimore. Përveç kësaj, do të demonstrohen mjete digjitale si Code.org për të ndihmuar në promovimin e qëndrueshmërisë përmes kodimit dhe projekteve të bazuara në teknologji.
Webinari është një mundësi e shkëlqyer për të rritur ndërgjegjësimin mbi rëndësinë e qëndrueshmërisë në edukim dhe për të ndarë praktikat më të mira që do të ndihmojnë mësimdhënësit të jenë më efektivë dhe më të angazhuar në klasat e tyre.