ISO 27001 Lead Implementer

Eventi ka përfunduar.

Webinari për ISO/IEC 27001 Lead Implementer u mundëson pjesëmarrësve të informohen për njohuritë e nevojshme që nevojiten për të mbështetur një organizatë në planifikimin, zbatimin, menaxhimin, monitorimin dhe mirëmbajtjen në mënyrë efektive të një sistemi të menaxhimit të sigurisë së informacionit (ISMS).

Pse duhet të merrni pjesë në këtë sesion informues?
Kërcënimet dhe sulmet e sigurisë së informacionit rriten dhe përmirësohen vazhdimisht. Forma më e mirë e mbrojtjes kundër tyre është zbatimi dhe menaxhimi i duhur i kontrolleve të sigurisë së informacionit dhe praktikave më të mira. Siguria e informacionit është gjithashtu një pritshmëri dhe kërkesë kryesore e klientëve, ligjvënësve dhe palëve të tjera të interesuara.

Ky webinar është krijuar për t’i informuar pjesëmarrësit për sistemin e menaxhimit të sigurisë së informacionit (ISMS) bazuar në ISO/IEC 27001. ​

Detajet e Eventit

Mars 1, 2024
6:30 pm - 7:30 pm
Online Meetup

Organizatorët

SHPIK
admin@shpik.org
044507575
shpik.org
SHPIK – (Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës) është organizata përfaqësuese e profesionistëve që punojnë në fushën e TI-së në Republikën e Kosovës.