
Të mërkurën me 07 dhjetor u mbajt takimi punues rreth temës:Përgatitja për implementimin e mësimit DUAL për profilet e TIK-ut për vitin shkollor 2023/2024 e cila u organizua nga MAShT, LuxDev, dhe SHPIK.
Në këtë takim morën pjesë drejtorët, zëvendës drejtorët dhe udhëheqësit e aktivit të IAAP-ve.
Qëllimi I takimit ishte zhvillimi i debatit rreth mundësive të implementimit të modelit DUAL për profilet e TIK-ut.
Takimi u hap nga z.Daniele Passalacqua nga LuxDev i cili tregojë qëllimet rreth zhvillimit të kurrikulës në ICT-së në shkolla publike .
Takimi vazhdoj me diskutime të hapura të përbashkëta nga të gjithë të pranishmit duke shkëmbyer përvojat dhe sfidat rreth moduleve të 11 shkollave profesionale
Pastaj z.Bekim Kasumi, drejtor ekzekutiv i SHPIK (Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës), prezantoj modelet e mësimit DUAL për IAAP-të që ofrojnë profilet të TIK-ut. Gjithashtu ai theksoi që SHPIK do të ketë bashkëpunim të vazhdueshëm me shkollat profesionale (IAAP) për zhvillimin e mësimit DUAL .
Shkollat pjesëmarrëse në këtë takim ishin:Tafil Kasumaj-Deqan, Pjetër Bogdani-Ferizaj, Mehmet Isai-Gjilan, Mithat Frashëri-Istog, Rifat Gjota- Pejë, Fan Noli-Podujevë, Gjin Gazulli-Prishtinë,11 Marsi-Prizren, Qendra e Kompetencës-Prizren, Skënder Luarasi-Suharekë, Lutfi Musiqi-Vushtrri.