
Programi i mentorimit TechLead(H)er për vitin 2025 është dizajnuar për të pajisur pjesëmarrëset me shkathtësitë kyçe në lidershipin dhe sipërmarrjen digjitale, duke integruar teknologjinë, inovacionin dhe inteligjencën emocionale për sukses në epokën digjitale. Ky program tre-mujor, i strukturuar në tri module kryesore, ofron një kombinim të përkryer të mësimit teorik dhe praktik përmes sesioneve të drejtpërdrejta me ekspertë të dalluar.
Pjesëmarrëset do të përfitojnë njohuri të thelluara mbi Lidershipin Digjital dhe Inteligjencën Emocionale, Sipërmarrjen Digjitale dhe Inovacionin, si dhe Marketingun Digjital dhe Brandingun Personal. Përmes këtij udhëtimi, ato do të pajisen me aftësi praktike për të zhvilluar ide biznesi, për të menaxhuar ekipe digjitale dhe për të ndërtuar një prani të fuqishme online.
Struktura e programit
📌 Kohëzgjatja: 3 muaj
📌 Numri i moduleve: 3
📌 Numri i orëve/sesioneve: 12 (1-2 sesione/javë)
📌 Forma e sesioneve: Online/F2F
📌 Kohëzgjatja e secilit sesion: 60-90 minuta
TechLead(H)er është më shumë se një program mentorimi – është një mundësi për të zhvilluar aftësitë, për të rritur vetëbesimin dhe për të ndërtuar një karrierë të suksesshme në industrinë e teknologjisë!