Trajnim për mësimdhënësit për Dizajn Grafik

Eventi ka përfunduar.

Trajnimi për Dizajn Grafik është i fokusuar në aftësimin e mësimdhënësve se si të përdorin softuerin e editimit të imazheve. Trajnimi do të filloj me 13 shkurt 2023 nga ora 19:30 dhe do të ligjërohet nga eksperti i kësaj fushe z. Kujtim Aliu. Trajnimi synon që përmes përvetësimit në Adobe Ilustrator, Photoshop dhe InDesign t’i ndihmojë mësimdhënësit të zhvillojnë aftësitë e tyre në redaktim të fotografive, editim dhe dizajn grafik.

Në këtë trajnim, mësimdhënësit do të kenë mundësinë të punojnë në projekte në formë praktike, të marrin udhëzime konstruktive nga eksperti dhe të bashkëpunojnë me pjesëmarrësit e tjerë për të shkëmbyer përvojat e tyre. Ky trajnim do t’u sigurojë mësimdhënësve aftësitë dhe njohuritë e nevojshme për tu avancuar në përdorimin e këtyre programeve dhe për t’i përdorur për projekte të ndryshme në klasat mësimore. Ky trajnim do të ofrojë gjithashtu një mundësi të artë rrjetëzimi për mësimdhënësit që të lidhen me individë të tjerë me përvojë në këtë fushë.

Si mbahet trajnimi dhe çka përmban?

Trajnimi do të shtrihet në një periudhë katër javore dhe do të jetë një kombinim i ligjëratave online, sesioneve të ushtrimeve praktike dhe rasteve të studimit. Pra, trajnimi nuk është vetëm një ligjëratë e thjeshtë, por ai përbëhet edhe nga ushtrime praktike që shërbejnë për t’i përforcuar konceptet e shpjeguara.

Kush mund të marrë pjesë në trajnim

Të gjithë mësimdhënësit që dëshirojnë të aftësohen në dizajn grafik dhe të jenë në hap me trendet e fundit në klasat mësimore.

Hyrje në Dizajn Grafik
19:30-20:30

1. Prezantim dhe diskutim rreth projektit, objektivave dhe procesit të para-dizajnimit, 2. Llojet e formateve dhe rezolucionit, 3. Dallimi mes vektorit dhe pikselit.


Hyrje në Ilustrator (AI)
19:30-20:30

1. Hapësira punuese 2. Shfrytëzimi i veglave dhe paneleve


Hyrje në Ilustrator (AI)
19:30-20:30

Tabelat e artit (Artboards), Tipografia, Format, Ngjyrat


Bazat në Adobe Illustrator (AI)
19:30-20:30

1. Personalizimi i shkronjave (Types) dhe Logove, 2. Krijimi i formave të thjeshta, 3. Ngjyrat, kombinimi i ngjyrave dhe llojet e ngjyrave, 4. Versionet dhe formatet e fajllave.


Bazat në (Photoshop/Adobe Ilustartor)
19:30-20:30

1. Rreshtimi (Alignment), Hapësira (Spacing), Konsistenca (Consistency), 2. Madhësia (Sizing), Thjeshtësia (Simplicity).


Bazat në (Photoshop/Adobe Ilustartor)
19:30-20:30

1. Dizajnimi i kopertinave moderne, 2. Hyrje në Photoshop (PS).


Photoshop
19:30-20:30

Photoshop (PS): Editimi i imazheve


Photoshop (PS)
19:30-20:30

1.Korrigjimi i ngjyrave 2. Përdorimi i Crop, Brushave, Efekteve 3. Eksportimi


Photoshop (PS)
19:30-20:30

1.Shfrytëzimi i Mockup-ave 2.Mockup-at e Logove 3.Smart objektet


Ilustrator (AI)
19:30-20:30

1.Tipografia 2.Krijimi i tekstit 3.Karakteret dhe paragrafet 4.Spacing (Kerning) 5.Text inside form 6.Text aligned to the path


Ilustrator (AI)
19:30-20:30

1. Layout-i 2. Rrjeti 3. Fontet dhe Imazhet


Ilustrator (AI)
19:30-20:30

1. Faqet, Produktet,Përshkrimi, Format gjeometrike, Organizimi, Rreshtimi dhe shpërndarja, Dublikimi dhe Transformimi, Këndet e rrumbullakosura, konturat dhe transparenca, Pathfinder, Format e lira, Përzierja (Blending), Maska e prerjes (Clipping mask)


Ilustrator(AI)
19:30-20:30

1.Printimi 2. Hapësia e sigurt (Safe area)] 3. Letra 4. Eksportimi


Hyrje në InDesign
19:30-20:30

1.Hapësira punuese 2. Shfrytëzimi i veglave dhe paneleve 3. Faqet 4. Tipografia


Indesign
19:30-20:30

Dizajnimi i katalogut në InDesign, duke i shfrytëzuar fajllat nga Illustratori dhe Photoshopi


InDesign (ID)
19:30-20:30

1. Faqet master 2. Shkathtësitë esenciale në InDesign 3. Tipografia


InDesign (ID)
19:30-20:30

1. Definimi dhe aplikimi i stileve të paragrafëve 2. Definimi dhe aplikimi i stileve të karaktereve, 3. Përditësimi dhe ngarkimi i stileve nga një dokument tjetër


InDesign (ID)
19:30-20:30

1. Përdorimi i grafikave 2. Krijimi i tabelave 3. Përdorimi i ngjyrave


InDesign (ID)
19:30-20:30

1. Pre-flight 2. Printimi dhe printimi në pdf 3. Eksportimi


Finalizimi i trajnimit
19:30-20:30

Pyetje dhe Përgjigje


Nuk mund të regjistroheni në këtë event!

Për t'u regjistruar në këtë event, duhet të jeni anëtar në një nga SIG-ët e mëposhtëm:


Ju lutemi të kyçeni me llogarinë tuaj ose regjistrohuni në faqen e SHPIK, dhe më pas bëhuni anëtar në një nga SIG-ët e lartpërmendur për të përfituar nga pjesëmarrja në këtë dhe shumë evente të tjera.

Nuk mund të regjistroheni në këtë event!

Për t'u regjistruar në këtë event, duhet të jeni anëtar në një nga SIG-ët e mëposhtëm:


Ju lutemi të kyçeni me llogarinë tuaj ose regjistrohuni në faqen e SHPIK, dhe më pas bëhuni anëtar në një nga SIG-ët e lartpërmendur për të përfituar nga pjesëmarrja në këtë dhe shumë evente të tjera.

Detajet e Eventit

Shkurt 13, 2023
7:30 pm - 8:30 pm
Online, Ftesa ju dergohet me vone
Online Training
Ju dergohet permes emaili-it

Organizatorët

SHPIK
events@shpik.org
044507575
Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës (SHPIK) është organizata përfaqësuese e profesionistëve dhe bizneseve që punojnë në fushën e TIK-ut në Republikën e Kosovës