Trajnim për Microsoft Word

Eventi ka përfunduar.

Ky sesion i trajnimit do të përfshijë shumë aspekte të punës me softuerin për përpunim të teksteve, përfshirë krijimin dhe editimin e dokumenteve, formatimin e tekstit, insertimin e imazheve dhe tabelave dhe përdorimin e temave. Trajnimi do të zhvillohet me aktivitete të cilat do të shërbejnë si ndihmë praktike dhe do t’i përgjigjen pyetjeve që mësimdhënësit të bëhen më të aftë në përdorimin e Wordit dhe organizim të orës mësimore.

Pas përfundimit të trajnimit kandidatët duhet të jenë në gjendje të:

  • Punojnë me dokumente dhe t’i ruajnë ato
  • Krijojnë dhe përpunojnë dokumente që do të jenë të gatshme të distribuohen dhe ndahen me të tjerët
  • Aplikojnë formate të ndryshme të dokumenteve për t’i avancuar ato para distribuimit dhe
    njohin praktika të mira në përzgjedhjen e opsioneve të përshtatshme të formatizimit
  • Insertojnë tabela, fotografi dhe objekte grafike në dokumente
  • Përgatisin dokumente për letrat serike
  • Përshtatin konfigurimet e faqes si dhe verifikimin dhe korrigjimin e drejtshkrimit para shtypjes finale të dokumentit
Përgatitja dhe formatimi i një raporti / libri
19:00 - 20:00

Aktivitetet që do të zhvillohen gjatë ditës së parë të trajnimit janë: aplikimi i stilit të titullit me numra automatik, formatimi i header-it dhe footer-it të faqes së parë ndryshe prej faqeve tjera, insertimi i numrit të faqes, emrit të autorit, datës, dhe gjenerimi në mënyrë automatike i tabelës së përmbajtjes.


Përdorimi i tabelave
19:00 - 20:00

Aktivitetet që do të zhvillohen gjatë ditës së dytë të trajnimit janë: insertimi i rreshtave dhe shtyllave shtesë, përdorimi i stileve në qeliza të tabelave, formatimi dhe dizajnimi i tabelave dhe merge & split-i i qelizave.


Përdorimi i elementeve grafike
19:00 - 20:00

Aktivitetet që do të zhvillohen në ditën e tretë të trajnimit janë: vendosja e një elementi grafik në një vend të caktuar në dokument, selektimi, kopjimi, zhvendosja, fshirja e një elementi dhe ndryshimi i madhësisë së tij.


Letrat serike
19:00 - 20:00

Aktivitetet që do të zhvillohen në ditën e katërt të trajnimit janë: hapja dhe përgatitja e një dokumenti kryesor për “mail merge”, selektimi i “mailling list”, apo i të dhënave të tjera që shërbejnë për shfrytëzim në “mail merge”, vendosja e fushave të të dhënave në dokumentin kryesor për “mail merge”, bashkëngjitja e listës “mail merge” me letrën ose dokumentin etiketues si një fajll i ri ose si printed output dhe shtypja e letrave serike.


Instalimi i fjalorit shqip dhe korrigjimi i drejtshkrimit/gramatikës, përgatitja e dokumenteve për shtyp
19:00 - 20:00

Aktivitetet që do të zhvillohen në ditën e pestë të trajnimit janë: ndryshimi i distancës para dhe pas një stili të caktuar, verifikimi i drejtshkrimit të dokumentit, bërja e ndryshimeve si p.sh. korrigjimi i gabimeve drejtshkrimore dhe fshirja e fjalëve të përsëritura, aplikimi i funksionit “Preview”/shikim paraprak të dokumentit para shtypjes, shtypja e dokumentit nga shtypësi i instaluar, duke përdorur opsione të ndryshme, si p.sh. tërë dokumentin, faqe të caktuara, numër i caktuar i kopjeve.


Detajet e Eventit

Maj 26, 2023
7:00 pm - 8:00 pm
Online, ftesa ju dërgohet me email.
Online Meetup
Ftesa ju dërgohet me email

Organizatorët

SHPIK
events@shpik.org
044507575
SHPIK – (Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës) është organizata përfaqësuese e profesionistëve që punojnë në fushën e TI-së në Republikën e Kosovës.