Trajnim për Social Media Marketing

Eventi ka përfunduar.

Marketingu i mediave sociale (SMM) i njohur gjithashtu si marketing digjital dhe e-marketingu ndihmon në përdorimin e platformave në të cilat përdoruesit ndërtojnë rrjetet sociale dhe ndajnë informacionin – për të ndërtuar markën e një kompanie, për të rritur shitjet/biznesin dhe për të nxitur trafikun e faqes në Internet.

Pavarësisht nga niveli i njohurive lidhur me marketingun digjital, ky trajnim do t’ju ndihmojë të ndërtoni një bazë për marketingun e mediave sociale dhe të mësoni se si të zgjedhni një kanal të mediave sociale që i përshtatet nevojave tuaja, të vendosni objektiva dhe metrika të suksesit dhe të përcaktoni se kush është audienca juaj e synuar.

Deri në fund të këtij trajnimi, ju do të jeni në gjendje të:

  1. Kuptoni bazat e marketing në mediat sociale
  2. Krijoni faqe në rrjete sociale dhe t’i zotëroni veglat për menaxhimin e tyre
  3. Krijoni dhe menaxhoni përmbajtje atraktive vizuale, si dhe të shkruani tekste efektive
  4. Përdorini Ads Manager dhe të përcaktoni audiencën tuaj të synuar
  5. Zgjidhni platformat e duhura të mediave sociale dhe mësoni se si të krijoni politika të mediave sociale

Që të jeni pjesë e këtij trajnimi, ju si student nuk keni nevojë që të keni përvojë në marketing, por duhet të keni aftësi të mira të navigimit në Internet si dhe të jeni të gatshëm (entuziast) për të t’u lidhur në mediat sociale.

Hyrje në marketingun e mediave sociale
19:30 - 20:30

- Prezantimi i kursit - Bazat e marketingut në mediat sociale - Detyra 1: Kërkim individual në platformat e njohura të mediave sociale dhe demografia e audiencës së tyre


Mentorim: Prezantim dhe diskutim i rezultateve
19:30 - 20:30

Procesi i krijimi të faqeve në rrjete sociale si dhe veglat për menaxhimin e tyre
19:30 - 20:30

Detyra 2: Përcaktimi i një biznesi fiktiv për qëllimet e trajnimit si dhe krijimi i faqeve në rrjete sociale për atë biznes


Mentorim: Prezantim dhe diskutim i rezultateve me fokus në krijimin e kalendarit të conent-it dhe postimeve
19:30 - 20:30

Krijimi dhe menaxhimi i content-it
19:30 - 20:30

- Praktikat më të mira për krijimin e përmbajtjes atraktive vizuale, shkruarjen e teksteve dhe titrave efektiv - Detyra 3: Krijimi i planit mujor të përmbajtjes


Mentorim: Review i rezultateve të punës ekipore dhe diskutim e reflektim ndaj të gjeturave
19:30 - 20:30

Prezantim në Ads Manager
19:30 - 20:30

- Struktura e platformes - Objektivat e reklamimit - Detyra 4: Krijimi i Saved Audience në Ads Manager, në bazë të target audiencës që kanë


Mentorim: Review i rezultateve të punës ekipore dhe diskutim e reflektim ndaj të gjeturave
19:30 - 20:30

Detajet e Eventit

Shkurt 28, 2023
7:30 pm - 8:30 pm
Online, ftesa ju dërgohet përmes email-it
Online Training
Ju dërgohet përmes email-it.

Organizatorët

SHPIK
events@shpik.org
044507575
SHPIK – (Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës) është organizata përfaqësuese e profesionistëve që punojnë në fushën e TI-së në Republikën e Kosovës.