Ky sesion i trajnimit do të përfshijë shumë aspekte të punës me softuerin për përpunim të teksteve, përfshirë krijimin dhe editimin e dokumenteve, formatimin e tekstit, insertimin e imazheve dhe tabelave dhe përdorimin e temave. Trajnimi do të zhvillohet me aktivitete të cilat do të shërbejnë si ndihmë praktike dhe do t’i përgjigjen pyetjeve që mësimdhënësit të bëhen më të aftë në përdorimin e Wordit dhe organizim të orës mësimore.
Pas përfundimit të trajnimit kandidatët duhet të jenë në gjendje të:
- Punojnë me dokumente dhe t’i ruajnë ato
- Krijojnë dhe përpunojnë dokumente që do të jenë të gatshme të distribuohen dhe ndahen me të tjerët
- Aplikojnë formate të ndryshme të dokumenteve për t’i avancuar ato para distribuimit dhe
njohin praktika të mira në përzgjedhjen e opsioneve të përshtatshme të formatizimit - Insertojnë tabela, fotografi dhe objekte grafike në dokumente
- Përgatisin dokumente për letrat serike
- Përshtatin konfigurimet e faqes si dhe verifikimin dhe korrigjimin e drejtshkrimit para shtypjes finale të dokumentit