Dizajn Grafik

The event is expired

Trajnimi për Dizajn Grafik është i fokusuar në aftësimin pjesëmarrësve se si të përdorin softuerin e editimit të imazheve. Trajnimi do të filloj me 12 shkurt 2024 dhe do të ligjërohet nga eksperti i kësaj fushe z. Kujtim Aliu. Trajnimi synon që përmes përvetësimit në Adobe Ilustrator, Photoshop dhe InDesign t’i ndihmojë pjesëmarrësit të zhvillojnë shkathtësitë e tyre në editimin e fotografive dhe dizajnit grafik.

Në këtë trajnim, çdo pjesëmarrës do të kenë mundësinë të punojnë në projekte në formë praktike, të marrin udhëzime konstruktive nga eksperti dhe të bashkëpunojnë me pjesëmarrësit e tjerë për të shkëmbyer përvojat e tyre. Ky trajnim do t’u sigurojë atyre shkathtësitë dhe njohuritë e nevojshme për t’u avancuar në përdorimin e këtyre programeve dhe për t’i përdorur për projekte të ndryshme. Ky trajnim do të ofrojë gjithashtu një mundësi të artë rrjetëzimi që pjesëmarrësit të lidhen me individë të tjerë me përvojë në këtë fushë.

Si mbahet trajnimi dhe çka përmban?

Trajnimi do të shtrihet në një periudhë dy mujore dhe do të jetë një kombinim i ligjëratave online, sesioneve të ushtrimeve praktike dhe rasteve të studimit. Pra, trajnimi nuk është vetëm një ligjëratë e thjeshtë, por ai përbëhet edhe nga ushtrime praktike që shërbejnë për t’i përforcuar konceptet e shpjeguara.

Kush mund të marrë pjesë në trajnim

Të gjithë studentët/mësimdhënësit që dëshirojnë të aftësohen në dizajn grafik dhe të jenë në hap me trendet e fundit në klasat mësimore.

Përfito deri në 100% zbritje duke u anëtarësuar në SHPIK

Hyrje në Dizajn Grafik

- Prezantim dhe diskutim rreth projektit, objektivave dhe procesit të para-dizajnimit, - Llojet e formateve dhe rezolucionit, - Dallimi mes vektorit dhe pikselit.


Hyrje në Ilustrator (AI)

- Hapësira punuese - Shfrytëzimi i veglave dhe paneleve


Hyrje në Ilustrator (AI)

- Tabelat e artit (Artboards), Tipografia, Format, Ngjyrat


Bazat në Adobe Illustrator (AI)

- Personalizimi i shkronjave (Types) dhe Logove, - Krijimi i formave të thjeshta,


Bazat në Adobe Illustrator (AI)

- Ngjyrat, kombinimi i ngjyrave dhe llojet e ngjyrave, - Versionet dhe formatet e fajllave.


Bazat në (Photoshop/Adobe Ilustartor)

- Rreshtimi (Alignment), Hapësira (Spacing), Konsistenca (Consistency), - Madhësia (Sizing), Thjeshtësia (Simplicity).


Bazat në (Photoshop/Adobe Ilustartor)

- Dizajnimi i kopertinave moderne,


Bazat në (Photoshop/Adobe Ilustartor)

- Hyrje në Photoshop (PS).


Photoshop (PS)

Photoshop (PS)

- Korrigjimi i ngjyrave


Photoshop (PS)

- Përdorimi i Crop, Brushave, Efekteve - Eksportimi


Photoshop (PS)

- Shfrytëzimi i Mockup-ave


Photoshop (PS)

- Mockup-at e Logove - Smart objektet


Ilustrator (AI)

- Tipografia - Krijimi i tekstit - Karakteret dhe paragrafet - Spacing (Kerning) - Text inside form - Text aligned to the path


Ilustrator (AI)

- Layout-i - Rrjeti - Fontet dhe Imazhet


Ilustrator (AI)

Faqet, Produktet,Përshkrimi, Format gjeometrike, Organizimi, Rreshtimi dhe shpërndarja, Dublikimi dhe Transformimi, Këndet e rrumbullakosura, konturat dhe transparenca, Pathfinder, Format e lira, Përzierja (Blending), Maska e prerjes (Clipping mask)


Ilustrator (AI)

- Printimi - Hapësia e sigurt (Safe area)] - Letra - Eksportimi


Hyrje në InDesign

- Hapësira punuese - Shfrytëzimi i veglave dhe paneleve - Faqet - Tipografia - Faqet master - Shkathtësitë esenciale në InDesign - Tipografia


InDesign (ID)

- Përdorimi i grafikave - Krijimi i tabelave - Përdorimi i ngjyrave - Pre-flight - Printimi dhe printimi në pdf - Eksportimi


Finalizimi i trajnimit

Pyetje dhe Përgjigje


Event Detail

February 12, 2024
7:00 pm - 8:00 pm
Online, ftesa ju dërgohet me email.
Online Training

Organizers

SHPIK
admin@shpik.org
044507575
events.shpik.org
SHPIK – (Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës) është organizata përfaqësuese e profesionistëve që punojnë në fushën e TI-së në Republikën e Kosovës.