Trajnimi i SHPIK-ut Aplikimi i kornizës agjile SCRUM është një kurs gjithëpërfshirës dhe interaktiv për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë për përdorimin e kornizës SCRUM në krijimin e një mjedisi ku bizneset, ekipet dhe individët do të jenë më produktive dhe të suksesshme.
Ky trajnim është dizajnuar për t’u mësuar individëve parimet dhe praktikat e kornizës Scrum për menaxhimin e projekteve, zhvillimin e produkteve, kryerjen e detyrave në mënyrë efektive dhe për rritjen e produktivitetit në jetën e përditshme.
Programi i këtij trajnimi ofron një mundësi unike për të fituar njohuri dhe aftësi bazike të kornizës SCRUM përmes ushtrimeve praktike dhe rasteve të studimit. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë qasje në instruktorë me përvojë të cilët do të ofrojnë udhëzime përmes ligjëratave, demonstrimeve, aktiviteteve dhe diskutimeve.
Trajnimi do t’i mbulojë të gjitha fushat e njohurive që nevojiten për ta mësuar kornizën agjile SCRUM dhe për tu përgatitur për ndonjë nga testet e certifikimit “Professional Scrum”. Këtu përfshihen:
• Vlerat e Scrum-it
• Rolet dhe përgjegjësitë në SCRUM, me fokus të veçantë përgjegjësitë e Scrum Master
• Krijimi i artefakteve të SCRUM-it (Backlogu i Produktit, Backlogu i Sprintit, Inkrementi, DoD)
• Fasilitimi i eventeve të SCRUM-it (Sprinti, Planifikimi i Sprintit, Rishikimi i Sprint-it, Retrospektiva e Sprintit)
• Mjetet dhe teknikat për monitorimin dhe matjen e progresit (diagramet burnup,burndown)
• Këshilla bazike për përdorimin e Scrum-it në projekte të mëdha – Scaled Scrum
• Këshilla dhe praktika më të mira për të udhëzuar ekipin dhe organizatën në adoptimin dhe përdorimin efektiv të Scrum-it
Prandaj mos e humbisni këtë mundësi për tu avancuar në karrierë dhe për të përmirësuar performancën tuaj dhe ekipit tuaj.
Si mbahet trajnimi dhe çka përmban?
Trajnimi do të shtrihet në një periudhë dy javore dhe do të jetë një kombinim i ligjëratave online, sesioneve të ushtrimeve praktike dhe rasteve të studimit. Pra, trajnimi nuk është vetëm një ligjëratë e thjeshtë, por ai përbëhet edhe nga ushtrime praktike dhe raste studimi të bazuara në jetën reale që shërbejnë për t’i përforcuar konceptet e shpjeguara.
Kush mund të marrë pjesë në trajnim?
Të gjithë personat që dëshirojnë të mësojnë si ta përdorin kornizën agjile SCRUM për zgjidhjen problemeve komplekse në fusha dhe industri të ndryshme. Por ky trajnim është i përshtatshëm edhe për të gjithë ata të cilët janë pjesë e ekipit Scrum dhe dëshirojnë t’i thellojnë njohuritë e tyre në SCRUM dhe të përgatiten për ndonjë nga testet “Professional Scrum”.