Trajnimi ”Aplikimi i kornizës agjile SCRUM”

Eventi ka përfunduar.

Trajnimi i SHPIK-ut Aplikimi i kornizës agjile SCRUM është një kurs gjithëpërfshirës dhe interaktiv për të gjithë ata që dëshirojnë të mësojnë më shumë për përdorimin e kornizës SCRUM në krijimin e një mjedisi ku bizneset, ekipet dhe individët do të jenë më produktive dhe të suksesshme.

Ky trajnim është dizajnuar për t’u mësuar individëve parimet dhe praktikat e kornizës Scrum për menaxhimin e projekteve, zhvillimin e produkteve, kryerjen e detyrave në mënyrë efektive dhe për rritjen e produktivitetit në jetën e përditshme.

Programi i këtij trajnimi ofron një mundësi unike për të fituar njohuri dhe aftësi bazike të kornizës SCRUM përmes ushtrimeve praktike dhe rasteve të studimit. Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit do të kenë qasje në instruktorë me përvojë të cilët do të ofrojnë udhëzime përmes ligjëratave, demonstrimeve, aktiviteteve dhe diskutimeve.

Trajnimi do t’i mbulojë të gjitha fushat e njohurive që nevojiten për ta mësuar kornizën agjile SCRUM dhe për tu përgatitur për ndonjë nga testet e certifikimit “Professional Scrum”. Këtu përfshihen:

•   Vlerat e Scrum-it

•   Rolet dhe përgjegjësitë në SCRUM, me fokus të veçantë përgjegjësitë e Scrum Master

•   Krijimi i artefakteve të SCRUM-it (Backlogu i Produktit, Backlogu i Sprintit, Inkrementi, DoD)

•   Fasilitimi i eventeve të SCRUM-it (Sprinti, Planifikimi i Sprintit, Rishikimi i Sprint-it, Retrospektiva  e Sprintit)

•   Mjetet dhe teknikat për monitorimin dhe matjen e progresit (diagramet burnup,burndown)

•   Këshilla bazike për përdorimin e Scrum-it në projekte të mëdha – Scaled Scrum

•   Këshilla dhe praktika më të mira për të udhëzuar ekipin dhe organizatën në adoptimin dhe përdorimin efektiv të Scrum-it

Prandaj mos e humbisni këtë mundësi për tu avancuar në karrierë dhe për të përmirësuar performancën tuaj dhe ekipit tuaj.

Si mbahet trajnimi dhe çka përmban?

Trajnimi do të shtrihet në një periudhë dy javore dhe do të jetë një kombinim i ligjëratave online, sesioneve të ushtrimeve praktike dhe rasteve të studimit. Pra, trajnimi nuk është vetëm një ligjëratë e thjeshtë, por ai përbëhet edhe nga ushtrime praktike dhe raste studimi të bazuara në jetën reale që shërbejnë për t’i përforcuar konceptet e shpjeguara.

Kush mund të marrë pjesë në trajnim?

Të gjithë personat që dëshirojnë të mësojnë si ta përdorin kornizën agjile SCRUM për zgjidhjen problemeve komplekse në fusha dhe industri të ndryshme. Por ky trajnim është i përshtatshëm edhe për të gjithë ata të cilët janë pjesë e ekipit Scrum dhe dëshirojnë t’i thellojnë njohuritë e tyre në SCRUM dhe të përgatiten për ndonjë nga testet “Professional Scrum”.

Kliko këtu për të shkarkuar agjendën e trajnimit
Hyrje në kornizën SCRUM
19:00-20:00

• Çka është SCRUM dhe kur filloj ai? • Vlerat dhe parimet kryesore të Scrum-it. • Pjesët përbërëse të kornizës Scrum. • Krahasimi me metodologjitë tradicionale të menaxhimit të projektit.


Artefaktet në SCRUM (Backlogu i Produktit, Backlogu i Sprintit dhe Inkrementi)
19:00-20:00

•Qëllimi dhe përdorimi i secilit artefakt. •Si të shkruani User Stories që janë të qarta, koncize dhe të plota. •Roli i kritereve të pranimit dhe DoD në definimin e User Stories. •Hands-On - Krijimi i User Stories për një shembull konkret. •Hands-On - Krijimi i Backlogut të Produktit.


Rolet në SCRUM dhe përgjegjësitë e SRUM Master
19:00-20:00

•Shpjegimi i roleve Product Owner, Scrum Master, Developers. •Përgjegjësitë e secilit rol dhe bashkëpunimi mes roleve. •Praktikat më të mira për një performancë efektive të rolit. •Hands-On Rast Studimi - Rolet.


Vlerësimi i User Stories
19:00-20:00

•Pse vlerësimi i User Stories është i rëndësishëm? •Teknikat e vlerësimit në SCRUM (planifikimi i pokerit, madhësia e bluzave. •Si të luajmë Poker? •Hands-On - Vlerësimi i User Stories duke përdorur një teknikë të zgjedhur.


Eventet në SCRUM (Takimet ditore, Planifikimi i Sprintit, Rishikimi i Sprintit dhe Retrospektiva)
19:00-20:00

•Qëllimi dhe kohëzgjatja e çdo eventi. •Cilët janë pjesëmarrësit e eventeve? •Si i ndihmojnë eventet ekipin për të inspektuar dhe adaptuar? •Hands-On -Rast Studimi -Eventet.


Scrum i avancuar
19:00-20:00

•Si të përdoret Scrum për projekte të mëdha dhe komplekse? •Këshilla bazike për përdorimin e Scrum-it në projekte të mëdha – Scaled Scrum. •Praktikat më të mira për udhëzim dhe mentorim agjil të ekipit dhe kompanisë. •Hands-On - Rast Studimi – Scaled Scrum.


Testimi dhe Simulimi
19:00-20:00

•Test simulues për provim. •Simulimi online i provimit PSM (pjesëmarrja sipas dëshirës dhe jo obligative).


Udhëtimit në Scrum
19:00-20:00

•Hapat e mëtejshëm të udhëtimit në Scrum. •Diskutime dhe pyetje.


Detajet e Eventit

Shkurt 13, 2023
7:00 pm - 8:00 pm
Online,ftesa ju dërgohet më vonë.
Online Training
Ju dërgohet përmes email-it.

Organizatorët

SHPIK
events@shpik.org
044507575
Shoqata Profesionale e Informaticientëve të Kosovës (SHPIK) është organizata përfaqësuese e profesionistëve dhe bizneseve që punojnë në fushën e TIK-ut në Republikën e Kosovës.