Konferenca e parë vjetore mbi Inovacionin në Arsim, Mësimdhënie dhe Mësimnxënie përmes TIK-ut është event ku mund të marrin pjesë mësimdhënësit, drejtorët e shkollave, profesionistët e TIK-ut, teknologjistët, studentët, hulumtuesit nga të gjitha nivelet nga universitetet, shkollat e mesme dhe shkollat fillore të Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe gjithë rajoni i Ballkanit.
Kjo Konferencë organizohet nga SHPIK dhe mbështetet nga shkolla “Mileniumi i Tretë” në Prishtinë.
Regjistrimi është falas — shpenzimet e eventit do të mbulohen nga SHPIK.
Programi kryesor do të zhvillohet më 29 tetor, nga ora 9:00 deri në 15:30, dhe do të ofrojë prezantime të hollësishme dhe diskutime ‘live’ me ekspertë dhe mësimdhënës të ftuar nga të gjitha nivelet. Seancat joformale grupore dhe të socializimit mund të zhvillohen para dhe pas programit kryesor.
Konferenca do të jetë veçanërisht e rëndësishme për:
- Mësimdhënësit, sidomos ata që përdorin teknologjinë për qëllime arsimore
- Drejtorët e shkollave dhe hartuesit e kurrikulave, koordinatorët e qendrave për mësim dhe mësimdhënie
- Nxënësit
- Teknologjistët, si dhe
- Hulumtues, Studiues etj.
Në Konferencën Vjetore mbi Inovacionin me ndikim të gjerë në arsim përmes TIK-ut, do të trajtohen një sëri temash, duke përfshirë:
- Trendet e zhvillimit të përmbajtjes elektronike dhe praktikat më të mira
- Mjetet dhe platformat që mbështesin TIK-un në arsim (Sistemet e menaxhimit të mësimit, e-vlerësim, etj.)
- Përdorimi i mjeteve dhe praktikave të tilla në punën e përditshme
- Mësimi online, mësimi hibrid dhe i kombinuar
- Pedagogji digjitale dhe inovative
- Informatat, mediat dhe shkrimet digjiitale
- Projekte, koleksione dhe arkiva digjitale
- Roli i nxënësve dhe studentëve përtej roleve të tyre
- Roli dhe rëndësia e teknologjistëve/edukatorëve të Teknologjisë Informative.