
Marketingu i mediave sociale (SMM) i njohur gjithashtu si marketing digjital dhe e-marketingu ndihmon në përdorimin e platformave në të cilat përdoruesit ndërtojnë rrjetet sociale dhe ndajnë informacionin – për të ndërtuar markën e një kompanie, për të rritur shitjet/biznesin dhe për të nxitur trafikun e faqes në Internet.
Pavarësisht nga niveli i njohurive lidhur me marketingun digjital, ky trajnim do t’ju ndihmojë të ndërtoni një bazë për marketingun e mediave sociale dhe të mësoni se si të zgjedhni një kanal të mediave sociale që i përshtatet nevojave tuaja, të vendosni objektiva dhe metrika të suksesit dhe të përcaktoni se kush është audienca juaj e synuar.
Deri në fund të këtij trajnimi, ju do të jeni në gjendje të:
- Kuptoni bazat e marketing në mediat sociale
- Krijoni faqe në rrjete sociale dhe t’i zotëroni veglat për menaxhimin e tyre
- Krijoni dhe menaxhoni përmbajtje atraktive vizuale, si dhe të shkruani tekste efektive
- Përdorini Ads Manager dhe të përcaktoni audiencën tuaj të synuar
- Zgjidhni platformat e duhura të mediave sociale dhe mësoni se si të krijoni politika të mediave sociale
Që të jeni pjesë e këtij trajnimi, ju si student nuk keni nevojë që të keni përvojë në marketing, por duhet të keni aftësi të mira të navigimit në Internet si dhe të jeni të gatshëm (entuziast) për të t’u lidhur në mediat sociale.